TIRANE - Dalja jashtë përdorimit të 7 radarëve kryesorë që garantonin sigurinë detare, i lë vend abuzimeve në ujërat detare, kryesisht të anijeve të huaja të peshkimit, anijeve të kontrabandës, atyrë që shkarkojnë materiale kimike dhe plehra në det, si dhe lulëzimit të trafikut të klandestinëve.
Në këtë drejtim Shqipëria, është viktimizuar për sa i përket respektimit të konventave ndërkombëtare mbi ujërat detare. Për ti dhënë fund kësaj situate në muajin Janar të këtij viti mësohet se ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, duket se ka marrë në dorë situatën e rënduar në të cilën ndodhet Flota Luftarake Detare.
Mësohet se muajin e kaluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes është zhvilluar një ankand ku është shpallur firma fituese e cila ka marrë përsipër të verë në punë sistemin e ndërlikuar dhe shumë të kushtueshëm të radarëve.
Aktualisht kompania që është shpallur fituese ka nisur inspektimin në 7 pikat e vrojtimit si në Ksmail, Porto Palermo, Llogara, Zvërnec, Durrës, Shëngjin dhe Pikën Radio Teknike në Lushnjë.
Të gjitha këto pika, janë duke u monitoruar me imtësi me qëllim, ngritjen dhe vënien në shërbim të flotës detare. Ajo që është më e dhimbshme e kësaj situate, është fakti se pjesa më e madhe e personelit të pikave të vrojtimit të radarëve, ka dalë jashtë loje së bashku me bazën teknike.
Kjo për shkak se ushtarakët e trajnuar për përdorimin e këtij sistemi dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare detare, momentalisht nuk arrijnë të kryejnë detyrën ushtarake. Pritet që shumë shpejt kjo situatë të ndryshojë, duke pasur parasysh se tashmë nga ana e ministrisë së Mbrojtjes është shpallur kompania fituese që do kryejë rregullimin dhe mirëmbajtjes e sistemit të 7 pikave të radarëve.
Shkrimi u publikua sot (05.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com