Mimoza Hafizi: Propozimet e
LIBRA-s për të zgjidhur krizën

Mimoza Hafizi: Propozimet e<br />LIBRA-s për të zgjidhur krizën
Gjatë fjalës së mbajtur në seancën parlamentare deputetja Mimoza Hafizi ka dhënë propozimin e saj për të zgjidhur krizën politike që ka mbërthyer vendin.
 
Deputetja Hafizi ka thënë se për të zgjidhur krizën politike në vend duhet të merren parasysh paketat e propozuara nga LIBRA për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe për të ulur partitë në një tryezë dialogu.
 
Nisur nga seanca e sotme plenare ku janë parashtruar disa propozime për zgjidhjen e krizës politike
 
LIBRA ka bërë thirrje për një tryezë të partive parlamentare, e cila të shqyrtojë e të vendos për daljen e vendit nga kjo situate e rrezikshme për demokracinë e ardhshme.
 
“Ne kemi një paketë propozimesh, ashtu siç edhe kemi paraqitur në parlament një projektligj me ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat çojnë në përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve të ardhshme.
 
Në shpresojmë se ndryshimet e kodit zgjedhor do të votohen me konsensus sa më të gjerë, për t’i dhënë qytetarëve mundësinë që vota e tyre të respektohet e të numërohet drejt
”-ka përfunduar Mimoza Hafizi.


d.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA