Mimoza Kusari, gruaja e parë në
krye të Gjakovës, Jacobson e uron

TIRANE- Për herë të parë në Kosovë një grua merr drejtimin e pushtetit vendor. Mimoza Kusari Lila, kandidate e Aleancës Kosova e Re, e Bexhet Pacollit  do të drejtojë Gjakovën.

Kusari shpalli mbrëmë fitoren në komunën e Gjakovës. Sipas saj, ajo ka arritur t’i sigurojë 53 për qind të votave, përkundër Pal Lekajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i cili ka arritur t’i sigurojë 47 për qind të votave.

Në një postim në facebook pas fitores Kusari falenderon qytetarët. “Gjakova bëri histori duke më zgjedhur mua si femrën e parë kryetare tani më përket mua të bëj historinë e zhvillimit me Komunën e Gjakovës!”- shkruan Kusari.

POSTIMI NE FACEBOOK

 “Të faleminderit Gjakovë! Të faleminderit vendlindja ime që më nderove dhe më besove të kthej shpresën, dinjitetin dhe zhvillimin.

Mbetem e përkushtuar të punoj deri në forcën e fundit për Komunën tonë, për të gjithë banorët e Komunës pa dallim.

Na presin katër vite jo të lehta, por shumë të rëndësishme për të ardhmen e Komunës.

Komuna e Gjakovës bëri histori duke më zgjedhur mua si femrën e parë Kryetare, tani më përket mua të bëj historinë e zhvillimit me Komunën e Gjakovës!

Na priftë e mbara Gjakovë! Me fat dhe e gëzofshim bashkë!
 
Edhe Ambasadorja amerikane në Kosovë përshëndeti përzgjedhjen e Mimoza Kusarit, si femra e parë kryetare në pushtetin vendor dhe shpreh besimin se ajo do të jetë një lidere e mirë.

Më pas ka ardhur dhe falenderimi i Kusarit drejtuar ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson
 
Mimoza Kusari Lila fitoi në raundin e tretë të zgjedhjeve vendore në Kosovë tëc ilat u mbajtën dje. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Emigrantët votë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Emigrantët votë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake