Mimoza Kusari-Lila nderohet
"Qytetare Nderi” e Bajram Currit

Mimoza Kusari-Lila nderohet<br />"Qytetare Nderi” e Bajram Currit
BAJRAM CURRI- Në Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri u organizua ceremonia e dhënies së titullit të lartë “Qytetare Nderi” e bashkisë Bajram Curri,kryetares së komunës Gjakovë,Mimoza Kusari-Lila,njërës prej  intelektuales,politikanes,drejtueses më të suksesshme dhe më të guximshme,siç u vlerësua edhe nga disktutantët që morën fjalën në këtë ceremoni.

Përveç banorëve nga Tropoja dhe Gjakova,intelektualëve nga dy trevat,drejtues të pushtetit vendorë,ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë,Qemal Minxhozi,kishte pjesëmarrës nga trojet shqiptare,si Tirana,Shkupi,Prishtina,Mitrovica,Shkodra,Durrësi,Kukësi,Peja,etj.Gjithashtu merrnin pjesë krijues nga Tropoja,Gjakova,Peja ,etj.

Propozimi i bërë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës,unanimisht u vlerësua dhe u miratua nga këshilli i bashkisë Bajram Curri,duke vlerësuar kontributin që ka dhënë kryetarja e komunës së Gjakovës në bashkëpunimin mes komunës së Gjakovës dhe bashkisë Bajram Curri.Mimoza Kusari-Lila është një ndër nismëtaret , e cila po lobon fort për ndërtimin e rrugës përngjatë bregut të Drinit,që përfshin gjithë rrafshin e Dukagjinit dhe e lidhë atë me zonat bregdetare si Velipoja e Shëngjini.

Në fjalën e Lulzim Logut,kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tropojës,u veçua përkushtimi I kryetares dhe ndihmesa e dhënë në drejtim të lidhjeve kulturore të Gjakovës dhe Tropojës,çka e vërteton edhe dalja e numrit të parë të revistës letrare “Urat”, e cila u përurua sot  dhe është inisiativë dhe mbështetje direkt e Mimoza Kuasari-Lilës.Më tej Lulzim Logu bëri një ekspoze të jetës,shkollimit dhe karierës profesionale dhe politike të Mimozës,që nga ministre e zëvendëskryeministre e aktualisht  kryetare e komunës së Gjakovës.

Pastaj e mori fjalën ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,Qemal Minxhozi,i cili ndër të tjera theksoi se Mimoxa Kusari-Lila është një personalitet i spikatur në të gjitha fushat.Ajo ka qënë inisiatore e memorandumit të bashkëpunimit mes Gjakovës,Hasit dhe Tropojës në fusha të ndryshme  të interesit të përbashkët dhe e shumë inisativave të tjera që do realizojë.

ZëvendëskryetariiI Qarkut Kukës,Sherif  Hasandoçi,vuri theksin në fjalën e tij përshëndetëse,në integrimin,ku Mimoza Kusari-Lila ka dhënë  ndihmesë të rëndësishme dhe maksimale në këtë drejtim. Ne, tha drejtuesi vendor,duhet të shkurtojmë etapat se kemi pritur shumë për t’u bashkuar.

Nënprefekti Mustafë Tahirir, theksoi përkushtimin dhe maturinë drejtuese të Mimoza Kusari-Lilës në qeverisjen dhe drejtimin e Gjakovës,nga e cila duhet marrë shembull.Ne jemi një,Malësia e Gjakovës, tha ai.

Krijuesi dhe inicuesi i shumë nismave kulturore,”Qytetari Nderit” i Bajram Currit,T ahir Bezhani,në fjalën e tij ,tha se kjo është Tropoja e përmallimeve  tona,e historisë sonë të lavdishme,Tropoja e bujarisë,ndershmërisë, e lirisë,Tropoja e njerëzve të penës dhe pushkës për lirinë kombëtare , e cila ka ditur,din dhe do të dijë t’i respektojë bijat dhe bijtë e vet të vlerave njerëzore e kombëtare,siç jeni dhe ju ,e nderuar kryetare e Gjakovës,Mimoza Kusari-Lila.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” të Gjakovës,Masar Rizvanolli, evokoi rolin e Malësisë së Gjakovës gjatë historisë, e Tropoja iu kthye vetvetes,citoi ai.Dëshmorët e përbashkët që ranë,siguruan identitetin tonë,përfundoi Masar Rizvanolli.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë,Xhemë Neza,mes duartrokitjeve i dorëzoi  kryetares së Komunës së Gjakovës,Mimoza Kusari-Lila,  titullin e lartë “Qytetare Nderi” e bashkisë Bajram Curri.

Mes emocioneve, e mori fjalën përshëndetëse kryetarja e Gjakovës, e cila mes të tjerëve falënderoj Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve  për propozimin e bërë,këshillin e bashkisë për miratimin unanim dhe Tropojën në përgjithësi.Ajo theksoj se tashmë ne kemi lënë pushkën dhe po marrim penën për ecjen tonë përpara me projekte të përbashkëta  drejt bashkimit tonë.Ju nuk nderuat vetëm mua,tha ajo,por nderuat Gjakovën në radhë të parë, e cila dha shumë për çlirimin e Kosovës.Betimi im,përfundoj ajo,është forca e Alpeve,kthjelltësia e Valbonës,trimëria e Bajram Currit,si udhërrëfyes në punën time.

Një vizitë në shkollën e re 9 vjeçare “Ali Podrimja” e më pas një drekë me këngë e valle të trevës së Malësisë së Gjakovës në ambientet e restorant “Sylbica” ,me pronar Hysni Ahmetaj,u mbyll ky aktivitet në qytetin Bajram Curri,ku tre simbole përjetësojnë Gjakovën,malësi e së cilës është Tropoja: qyteti Bajram Curri,shkolla e mesme e përgjithshme “Asim Vokshi” dhe shkolla 9 vjeçare “Ali Podrimja”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)