Min. Financave: 5 mln dollarë
për trashëgimtarët në 2015

Min. Financave: 5 mln dollarë<br />për trashëgimtarët në 2015
Ndërsa ka ezauruar gjatë gjysmës së parë të vitit pjesën më të madhe të fondit që u përket ish të përndjekurve ende në jetë, Ministria e Financave aktualisht është përqendruar te dëmshpërblimi i trashëgimtarëve të tyre në pjesën e mbetur të 2015.

Për vitin 2015, fondi për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve është në total 20 milionë dollarë. Gjatë gjysmës së parë të vitit, Ministria ka lëvruar pjesën dërrmuese të tij, afërsisht 15 milionë dollarë, ndërkohë që gjatë muajve në vazhdim do të lëvrohet pjesa e mbetur. Sipas Ministrisë, pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur ka ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.
 
 Shkrimi u publikua sot (01.09.2015) në Shqiptarja.com, versioni print
 
Redaksia Online

(a.ç/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari