Mina nënujore i mori jetën 400 emigrantëve në Shëngjin/ Kreu i komunitetit të Malit të Zi në vendin tonë: Të ngrihet një pllakë përkujtimore (VIDEO)

SHENGJIN-  Përkujtohet tragjedia malazeze në Shëngjin ku humbën jetën 400 emigrantë nga Mali i Zi që vinin nga kontinenti Amerikan, më 6 janar të vitit 1916, pasi anija ku po udhetonin u ndesh në një minë nënujore dhe u fundos në afërsi të portit të Shëngjinit. 

Në përkujtim të kësaj tragjedie në Shëngjin u organizua një aktivitet ku të pranishem ishin autoritetet malazeze, shqiptare si dhe pasardhës të viktimave.Ata hodhen kurora me lule në det, ndërsa përfaqësuesuesit e autoriteteve, të pranishëm u shprehen se është e nevojshme ngritja e një përmendorjeje në kujtim të kësaj ngjarje.

“Komuniteti malazez përkujton sot tragjedinë e Shëngjinit që njihet ndryshe si titaniku I Malit të Zi ku u mbytën mbi 400 civilë. Gjej rastin që duhet të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për vendosjen e një plalke përkujtimorje për këtë ngjarje të rëndësishme të popullit malazez.Kjo duhet të realizohet midis bashkisë së Lezhës, amabasadës së Malit të Zi dhe ministrive përkatëse të dy vendeve tona", thotë Marinko Culafiz, kryetari i Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë.

Emigrantët që u mbytën në det 3 milje larg Shëngjinit po vinin nga Amerika për të luftuar në Mal të Zi. Nga kjo ngjarje nuk arriti të mbijetojë askush nga personat që ishin në bordin e anijes.

1578327192_tragjediamalazeze.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emi: 07/01/2020 10:41

    Pytja ashte keta a po shkonin me luftu per shqiptaret a po kunra shqiptarve? Se spo kuptoj ca ashte kjo histori

    Përgjigju
  • Shkodra nei.: 07/01/2020 02:39

    Si ka mundesi qe nuk erdhen 400 shqiptare per te mbrojtur Shqiperine megjithse Shqiperia ishte dhe eshte pese a gjashte here ma è madhe se Mali i zi. Shqiptaret jane patriote me llape.

    Përgjigju
  • Populli: 06/01/2020 18:37

    Pooo donin te pushtonin Shkodren tani duan dhe lapidar!

    Përgjigju
  • F.Z.K: 06/01/2020 17:41

    Po kunder kujt deshen ata 400 malazes te lumftonin ne 1916, me ke bente lufte Mali I Zi.....me ne shqiptaret sigurisht, dhe nje shqipfoles kerkon sot te veje nje "pllake", turp....TURP

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja