Minatorët e Bulqizës janë ankuar sot ndaj kompanisë “ACR” për mangësi në pagën mujore. Sipas tyre kjo kompani koncesionare u ka paguar vetëm 50 përqind të pagës mujore pas shpërthimit në galerinë 16-të të minierës. Ata cilësojnë jo të drejtë vendimin e “ACR” pasi shprehen se nuk janë fajtorë për çka ndodhi në minierë, dhe për këtë arsye pretendojnë pagën e plotë. Pas shpërthimit të ndodhur humbi jetën një minator si dhe u plagosën 8 të tjerë. Menjëherë RISHM pezulloi punën në minierën e Bulqizës.