BULQIZE- Pas 8 orëah qëndrimi në thellësitë e nëntokës, 40 minatorët kanë dalë nga ngujimi. Atyre u është premtuar një takim me nënkontraktorin për kërkesat e tyre. Takimi dot realizohet nesër paradite, kur pritet që 64 minatorët të firmosin kontratat e punës dhe të nisin punën në nivelin D.
GREVA
Minatorët në Bulqizë kanë nisur sot një protestë të pazakontë në thellësitë 1300 metra në minierën e Bulqizës, në atë që njihet si zona “D”. Minatorët kërkojne rifillimin e menjehershëm të punës së ndërprerë që në 24 korrik të vitit të kaluar. Janë 40 minatorë që kanë filluar protestën në galeri.
Më parë ata i kishin paraqitur një peticion kompanisë ACR ku kërkonin rifillimin e punës në galeri. Minatorët kërcënojnë se nuk do dalin nga nëntoka nëse nuk rifillon puna në minierë.
Puna në minierën e Bulqizës është pezulluar që nga korriku i vitit të kaluar, pasi kompania ACR pretendon se një pjesë e galerive do administrohen nga një tjetër kompani e huaj.
Dita e sotme ishte e e fundit në peticionin e 72 minatorëve, të cilët kishin paraljmëruar se do të hynin në thellësitë e nëntokës nëse nuk plotësohej kërkesa për rifillimin e punës.
(aq/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com