Minatorët, PS letër Berishës
“Ministri Naço po shkel ligjin”

Minatorët, PS letër Berishës<br />“Ministri Naço po shkel ligjin”
TIRANË - Një ditë pasi kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se qeveria e tij është më transparentja, një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kanë dërguar letër atij për mungesë transparence nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
Deputetët socialistë me 19 dhjetor 2011, i kërkuan zyrtarisht ministrit Nasip Naço informacion mbi minierat në vend por atyre u është refuzuar ky informacion.
Opozitarët në letër i konstatojnë kryeministrit Sali Berisha mospërputhje kushtetuese në pozicionin e Ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës.
“Ju bëjmë me dije se ende sot e kësaj dite, kur ka kaluar çdo afat parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji, kërkesa jonë, edhe pse në ushtrim të plotë të detyrës sonë kushtetuese, nuk ka marrë akoma asnjë përgjigje ”, shprehet deputetët e PS-së.
“Mungesa e përgjigjes jo vetëm përbën një shkelje flagrante të Ligjit dhe Kushtetutës, për respektimin e të cilës jemi betuar njëlloj Ju dhe Ne, por thellon edhe më shumë, Ju dhe Qeverinë tuaj, në errësirës e heshtjes së korridoreve qeveritare prej nga ku besojmë kanë buruar praktikat e dyshimta që vazhdojnë i marrin jetën minatorëve në errësirën e galerive të vuajtjes e mjerimit”, deklarojnë deputetët.
Letra është firmosur mga deputetët socialistë, Qemal Minxhozi, Sajmir Tahiri, Artan Gaçi, Eduard Shalsi, Blendi Klosi, Anduel Xhindi dhe Besnik Baraj.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve