BULQIZE-Aksidentalisht humbi jetën dje një minator neë Bulqizë, duke përbërë kështu vijimin e “masakrës” të shfrytëzimit pa kriter të burimeve njerëzore nga kompanitë e mëdha që nuk sigurojnë kushtet më minimale të sigurisë. Aksidenti me vdekjen e një minatori është shënuar në minierën e Cërujt, mëngjesin e djeshëm, në zonën e Matit. Mësohet se ka humbur jetën një minator, ndërsa shkak është bërë shpërthimi i lëndës plasëse që do përdorej për nxjerrje mineralesh.
Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 minuta. Minatori që humbi jetën u identifikua si shtetasi Kujtim Lici, 40 vjeç, ndërsa grupe të shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje. Trupi i 40-vjeçarit qëndroi disa orë nën tokë, derisa u nxorr rreth orës 13:40, pra më tepër se 2 orë nga ngjarja aksidentale. Nga hetimet paraprake mësohet se Lici ka qenë duke përgatitur lëndën plasëse, por mesa duket lënda plasëse i ka shpërthyer para afatit.
Ekspertët kanë shkuar në vendngjarje, ku po marrin në pyetje grupin e specialistëve të shpërthimeve në galeri, për të përcaktuar nëse minatorit i ishin siguruar apo jo kushtet minimale të sigurisë. Deri më tani, nga viti 2008, kohë kur nisën të shfrytëzoheshin maksimalisht minierat nëntokësore të kromit në Bulqizë, numërohen me dhjetra të vdekur. Të paktën 70 minatorë kishin humbur jetën deri mesin e vitit 2013, ndërsa një tragjedi e rëndë ndodhi në Beragozhd të Pogradecit, ku humbën jetën 3 vëllezër dhe 2 djem xhaxhallarësh.
Asokohe u tha që ishte hapur një numër llogarie për nënën e vëllezërve Hamolli, që tashmë ka mbetur vetëm, por ende ata s’dinë gjë për ekzistencën e tij. Në Librazh, po atë ditë, para pak muajsh, humbën jetën edhe 2 persona të tjerë, që kishin hyrë në thellësitë e galerive. Punëtorët shqiptarë, në të gjitha rastet trajtohen si në Mesjetë dhe prej tyre kërkohet maksimumi.
Shkrimi u publikua sot (25.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com