Mineralet, gati harta
e burimeve në Shqipëri

TIRANË – Shqipëria ka tashmë hartën e saj zyrtare për të gjitha burimet minerale.
“ Në hartën e burimeve minerale të Shqipërisë, në tekstin dhe katalogun e tij pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta, nga të cilat: 293 kromi, 108 bakri, 21 hekur-nikel, 45 qymyrguri etj”, tha ministri i ETE, Naço.

Harta tregon se vendi ynë ka pasuri të mëdha minerale dhe shërben për njohjen dhe tërheqjen e bizneseve.

Hartës gjeologjike dhe hartës së burimeve minerale , sipas zyrtarëve të METE-a, do t’u shtohen së shpejti harta për hidrologjinë dhe rrëshqitjen e teritorit në vend. Këto 4 harta do të plotësojnë kuadrin e vlerësimeve gjeologjike për territorin shqiptar, duke u bërë bazë e rëndësishme informimi për institucionet gjeologo-minerare, politkëbërësit, biznesin dhe komunitetin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës