Minierat/MEI ka nisur procedurat e
revokimit të 20% të lejeve
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur procesin e revokimit për rreth 20% të lejeve minerare që janë aktualisht aktive në gjithë territorin. Institucioni ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me 145 lejet në proces revokimi, nga 696 licenca që numërohen në total.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur procesin e revokimit për rreth 20% të lejeve minerare që janë aktualisht aktive në gjithë territorin. Institucioni ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me 145 lejet në proces revokimi, nga 696 licenca që numërohen në total.
Të gjitha kompanitë që zotërojnë licencat, janë njoftuar përmes një shkrese zyrtare të Ministrisë për nisjen e procedurave të revokimit të lejeve.
Disa prej lejeve në proces revokimi janë dhënë në vitet 1995-1996, ndërkohë që pjesa dërrmuese e lejeve në proces revokimi i përkasin periudhës 2005-2013.
Në letrat dërguar kompanive përkatëse, Ministria ka argumentuar edhe arsyet e revokimit të lejeve, të cilat nisin nga skadimi i afatit, deri te mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale.
Revokimi i lejeve minerare problematike është një proces i nisur prej vitesh. Sipas Ministrisë së Energjisë një prej shkaqeve kryesore ka qenë mospërmbushja e investimeve të përcaktuara në kontratat minerare lidhur me kushtet teknike dhe sigurinë e minatorëve.
Problem i përhershëm ka qenë edhe mospërmbushja e detyrimit të kompanive për rehabilitimin mjedisor të zonave ku operojnë. Një pjesë tjetër e kompanive nuk janë korrekte në dorëzimin e pasqyrave financiare.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44