Minierat, Naço: 61 viktima
Bulqiza, zonë me rrezik

Minierat, Naço: 61 viktima<br />Bulqiza, zonë me rrezik
TIRANË - Për herë të parë ministria e energjitikës publikon situatën e plotë në minierat shqiptare dhe numrin e minatorëve që kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës. Ministri Nasip Naço në një document zyrtar i është përgjigjur 22 pyetjeve që deputetët socialistë i kanë adresuar lidhur me gjendjen aktuale. Ai ka deklaruar se që prej vitit 2000 në Shqipëri kanë humbur jetën 61 minatorë, 20 prej të cilëve në subjekte të paliçensuara.

BULQIZA
I pyetur për minierën e Bulqizës ministri Naço tha se ACR është një kompani koncensionare.
“Prodhimi i realizuar i mineralit të kromit në Minierën e Bulqizës për periudhën 01.01.2010-31.06.2011 është 98 000 ton”, shkruan Naço në përgjigjen e tij.
Ai ka pohuar se në total në këtë minierë kanë të drejtën e shfrytëzimit 104 subjekte, 40 prej të cilave e kanë marrë këtë të drejtë në periudhën 2005 – 2009 dhe vetëm 3 gjatë vitit 2011.


KUSHTET E PUNËS
Sipas ministrit Naço nga viti 2006 e në vazhdim janë bërë përmirësim për sa i përket plotësimit të kushteve të punës së minatorëve.
“Të tillë janë ndërtimi i kompleksit higjeno - sanitar (dush, garderoba) dhe shërbimi mjekësor, pajisja me mjete mbrojtëse individuale të certifikuara, aplikimi i shpimit të lagur për eleminimin e pluhurave në frontet e punës në nëntokë, përdorimi i armatimeve në të gjitha punimet minerare që po hapen, heqja e shpërthimit të minave me flakë të hapur dhe zëvendësimi nga plasjet me fitila me plasje elektrike e cila rrit sigurinë dhe plotëson kërkesat e sigurisë në punë”, ka deklaruar ministry.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan