‘Minierë bari’ nën tokë në Sarandë, kapet një nga kultivuesit, në kërkim tjetri! Më herët u arrestuan 2 elektricistë të OSHEE, 'mbyllën sytë' para vjedhjes së energjisë

‘Minierë bari’ nën tokë në Sarandë, kapet një nga kultivuesit, në kërkim tjetri! Më herët u arrestuan 2 elektricistë të OSHEE, 'mbyllën sytë' para vjedhjes së energjisë

'Miniera' e barit në Sarandë

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për kultivimin e kanabis në zonën e Nivicës në Sarandë. 29-vjeçari Klodian Omeri dhe Klajdi Miziri  kishin kthyer një bodrum në pronësi të tyre në ‘minierë’ të kultivimit të kanabisit përmes llambave elektrike.

Kapja e Omerit e çon në 3 numrin e të arrestuarve për këtë kultivim kanabisi, ku më herët ishin arrestuar edhe dy elektricistët Vasfi Sali dhe Gazi Hoxhaj të cilët "kishin mbyllur" sytë dhe nuk kishin denoncuar rastin, ndërsa në kërkim vijon të jetë Klajdi Miziri.

29-vjeçarit, banues në lagjen “Gjashtë” i është vendosur masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

‘Miniera’ e kanabisit u zbulua në një bodrum në fshatin Nivicë të Sarandës, ku hyje brenda përmes një dere sekrete. Atje u kapën 100 bimë kanabisi që rriteshin me 50 llamba elektrike. Rasti i zbulua për shkak të vjedhjes së energjisë elektrike.

 

 

VIDEO/ Aksioni i policise

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin