Minisamit BE-Ballkan për çështjen e refugjatëve

/ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thirrur një minisamit, të dielën në Bruksel, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të vendeve juglindore të Bashkimit Evropian si dhe të Serbisë dhe Maqedonisë, të përfshira nga një fluks masiv i migrantëve.
"Kam vendosur të mbledh në Bruksel, të dielën e ardhshme, një numër të kufizuar krerësh shtetesh dhe qeverish të vendeve të Ballkanit, i kthyer tashmë në një udhëkalim tragjik", tha Juncker gjatë një udhëtimi në Madrid.
Përveç udhëheqësve të Maqedonisë dhe të Serbisë, janë ftuar të marrin pjesë edhe krerët e shteteve ose qeverive të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovenisë.
"Prioritet i këtij takimi mbetet përgjigjja ndaj një prej shteteve anëtare më të vegjël të BE-së, Sllovenisë, që po përballet me probleme serioze, thuajse ekzistenciale", pohoi Juncker.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit