Ministeriali i Berlinit, ministrja e Jashtme: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën! Shqipëria pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë.
Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.
Ministrja Xhacka nënvizoi mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.
Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është celësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.
"Të gjithë do të bëjmë gjithçka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.
Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.
Një ditë më parë, pak Ministrja Xhaçka u takua me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba, ku nënvizoi se Ukraina meriton një perspektivë drejt Bashkimit Evropian.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor, 16:43
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor, 10:46
-
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
13 Dhjetor, 19:40
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor, 10:34
-
Shefi i NATO-s: Nëse Putin fiton në Ukrainë, do mësyjë Europën! Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte
12 Dhjetor, 18:06
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor, 17:15
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45