ATHINE - Ministrat e financave të eurozonës mblidhen në Bruksel për të vendosur nëse do të japin për Greqinë këstin e ardhshëm të fondit të shpëtimit me vlerë 8.1 miliardë euro.
Të dielën, Ministri i Financave Yannis Sturnaras tha se jam ishte optimist se do të ketë një marrëveshje.
Ky veprim vjen pas bisedimeve të ashpra në Athinë mes qeverisë greke me ministrin e Reformës Administrative Qiriakos Micotaqis për plotësimin e një skeme të transferimit që përfshin 12.500 nëpunës civilë.
Për të fituar këstin e radhës Greqia u zotua të eliminojë 4000 vende pune në administratën publike deri në fund të vitit. Reformat në administratën publike është një nga kushtet kryesore, që i janë vënë Greqisë nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të lëvrimit të kësteve të ndihmës financiare.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com