Ministrat e jashtëm islamikë
“ngrijnë” anëtarësinë e Sirisë

Ministrat e jashtëm islamikë <br />“ngrijnë” anëtarësinë e Sirisë
Ministrat e jashtëm të vendeve islamike kanë rënë dakord të pezullojnë Sirinë nga pjesëmarrja në takimet e organizatës për bashkëpunimin islamik. Një veprim që pritet të zyrtarizohet në samitin dy ditor që mbahet në Arabinë Saudite. Siria është një prej temave kryesore në agjendën e takimit të Mekës që nis të martën, ndërsa ministrat e jashtëm janë takuar paraprakisht në Jeddah.

"Ka një marrëveshje për të mbështetur qytetarët e Sirisë dhe për të qëndruar në krahun e tyre. Kemi rënë dakord që të ngrijmë anëtarësinë e Sirisë deri në rikthimin e situatës së balancuar", pohoi ministri i jashtëm tunizian Rafiq Abdul Salam siç citon agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite. Krerët e shteteve islamike do të duhet të japin pëlqimin e tyre përpara se kjo masë të marrë efekt zyrtarisht. Kjo lëvizje e ministrave të jashtëm vjen një ditë pasi rebelët në Siri njoftuan se kanë rrëzuar një avion ushtarak çka konsiderohet si një ndër arritjet e tyre më të mëdha në luftën guerile.

Ndërkaq, Bouthaina Shaaban ndihmëse e afërt e Presidentit Bashar al-Assad është nisur sot drejt Kinës ku pritet të takohet me kreun e diplomacisë vendase Yang Jiechi. Ministria kineze e punëve të jashtme ka njoftuar se vizita bëhet në kuadër të përpjekjeve për zbatimin e planit gjashtë pikësh të OBK-së për paqe në Siri. Deri më tani, Kina ka vendosur dy herë veton për rezolutat e OKB-së kundër regjimit të Bashar al-Assad.

(dm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)