Të gjithë anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar kanë qënë të veshur thjeshtë, sportive dhe asnjëri prej tyre s’ka pasur kravatë apo kostume, duke i dhënë vërtetë nuanca simbolike kësaj mbledhjeje. Madje që kur kanë zbritur nga makinat teksa kanë hapur bagazhet e tyre, kanë nxjerrë valixhet e lëvizshme duke treguar qartë se do të kishte një qëndrim të gjatë në Shkodër.
Njëherësh ajo që është vënë re para “Colosseut” ku u zhvillua dita e parë e mbledhjes së qeverisë së Ramës, e dyta pas mbledhjes së zhvilluar në Vlorë, ka qënë mungesa e uniformave të shumta të forcave të sigurisë, që qytetarët shqiptarë janë mësuar tërë këto vite ti shohin teksa shoqërojnë ministrat dhe kreun e qeverisë.
Shkirimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.09.2013
Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)