Ministrat Hoxhaj dhe Çeku flasin
në NATO për krijimin e FAK

Ministrat Hoxhaj dhe Çeku flasin<br />në NATO për krijimin e FAK
BRUKSEL - Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, dhe Ministri i Forcës së Sigurisë Agim Çeku, zhvilluan sot një vizitë të përbashkët në selinë politike të NATO-s, ku informuan përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të NATO-s rreth vendimit të qeverisë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, njoftojnë mediat kosovare.
 
Në vazhdën e diskutimeve, dy ministrat prezantuan arritjet dhe zhvillimet në procesin e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, si dhe aspiratat e Kosovës në avancimin e integrimeve euroatlantike.
 
Një theks i veçantë iu kushtua kapitullit të ri të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Ministrat Hoxhaj dhe Çeku theksuan se Kosova është e përkushtuar që të shërbejë si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Ndër të tjera ata po theksuan se gjashtë vjet pas pavarësisë, aspirata e Kosovës është e projektuar të jetë eksportues i sigurisë, dhe jo konsumues i saj.

Vizita e dy ministrave të Kosovës në selinë politike të NATO-s vjen në kuadër të konsultimeve rreth procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit