TIRANË - Dy ministrat e kabinetit Rama, Klajda Gjosha si dhe Ditmir Bushati, të cilët ndodhen në vizitën dy ditore me kryeministrin Rama në Bruksel, ende nuk e kanë filluar ditën e parë në zyrat e tyre. Mësohet se Klajda Gjosha nuk është takuar me paraardhësen e saj, Majlinda Bregu, e cila i ka lënë direktivat në një letër mistres më të re të kabinetit Rama.

Ndërkohë që nga ana e Ministrisë së Jashtme nuk është mësuar nëse ka patur një takim mes ish-ministrit Aldo Bumçi me pasaardhësin e tij, Ditmir Bushati. Mbetet për tu parë ardhja e ministrave të rinj pas vizitës në Bruksel për të konkretizuar ditën e parë të punës në zyrat e tyre si ministra.  
 
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)