TIRANE- Ministrat e kabinetit të qeverisë Rama kanë bërë pjesë të kabineteve të tyre këshilltarët për parlamentin. Ky post nuk ka ekzistuar më parë në këto institucione, por erdhi si domosdoshmëri brenda mazhorancës pas akuzave që vetë deputetët e saj kanë bërë për cilësinë e ligjeve që vijnë në kuvend dhe prezencën e ministrave në komisionet parlamentare. Ministrat e qeverisë kanë punësuar këshilltarët e rinj të cilët kanë për detyrë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me komisionet parlamentare për të siguruar prezencën dhe të kujdesen për cilësinë e legjislacionit.
/Shqiptarja.com






