Ministrat në ikje: Ja tarifat e reja
për përmbarimin e shtetit

Ministrat në ikje: Ja tarifat e reja<br />për përmbarimin e shtetit
Pas përcaktimit të tarifave të reja për përmbaruesit privatë, ministrat në ikje të Drejtësisë dhe Financave kanë publikuar edhe udhëzimin përkatës me tarifat e reja për përmbaruesit shtetërorë. Tarifa fikse është pagesa që arkëton Zyra Përmbarimore për fillimin e procedurave të ekzekutimit dhe kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile, deri në ekzekutimin përfundimtar të titullit ekzekutiv.

Vlera e tarifës fikse të shërbimit përmbarimor, kur titulli ekzekutiv përmban një detyrim monetar si kthim shume dhe/ose pagim detyrimi, përllogaritet si në tabelë.
 
tabela
 
Detyrimet e papërcaktuara
Vlera e tarifës fikse të shërbimit përmbarimor, kur titulli ekzekutiv përmban një detyrim jomonetar dhe të pavlerësueshëm, përllogaritet në varësi të objektit të ekzekutimit si më poshtë:

a) Për reklamimin e një sendi të luajtshëm ose tëpaluajtshëm, vlera e tarifës fikse përllogaritet në masën e 1 page bazë minimale mujore.

b) Për lirimin dhe vënien në posedim të një sendi të paluajtshëm, vlera e tarifës fikse përllogaritet në masën e 2 pagave bazë minimale mujore, kur sendi nuk ka një vlerë monetare të përcaktuar për çmimin e shitjes sipas të dhënave nga regjistri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo sipas vlerësimit të një eksperti të pavarur të caktuar nga gjykata dhe/ose përmbaruesi gjyqësor. Në rast se sendi i paluajtshëm ka një vlerë referuese për çmimin e shitjes së tij sipas të dhënave te Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme apo sipas vlerësimit të ekspertit, atëherë tarifa fikse përllogaritet në përqindje mbi vlerën e sendit, sipas tabelës së treguar në pikën 2 të këtij seksioni.

c) Për vënien në posedim të sendit të luajtshëm, vlera e tarifës fikse përllogaritet në masën e 1 page bazë minimale mujore kur sendi nuk ka një vlerë të përcaktuar për çmimin e shitjes. Në rast se sendi i luajtshëm ka një vlerë të përcaktuar për çmimin e shitjes në dokumentacionin e regjistruar apo ka një vlerë të përcaktuar për të cilën ky send është regjistruar si barrë siguruese, atëherë tarifa fikse do të përllogaritet në përqindje.

d) Për marrjen e fëmijës dhe lejimin e së drejtës së vizitës, vlera e tarifës fikse përllogaritet në masën 5,000 lekë, ndërsa tarifa fikse që lidhet me ekzekutimin e masës së pensionit ushqimor është zero lekë.

e) Për organizimin dhe shitjen e sendit në ankand, vlera e tarifës fikse përllogaritet në masën e 1 page bazë minimale mujore.

f) Për zbatimin e një vendimi gjyqësor ose titulli ekzekutiv me objekt të pavlerësueshëm, nëpërmjet të cilit debitori duhet të përmbushë një detyrim të caktuar, vlera e tarifës fikse përllogaritet në masën e 1 page bazë minimale mujore.
 
Sigurim padie
Vlera e tarifës fikse të shërbimit përmbarimor, kur titulli ekzekutiv është vendim i gjykatës për sigurimin e padisë, përllogaritet si më poshtë:

a) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është deri në 500 000 lekë, tarifa është 5,000 lekë.

b) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është më shumë se 500 000 lekë deri në 2 000 000 lekë, tarifa është 7,000 lekë.

c) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është më shumë se 2 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë, tarifa është 15,000 lekë.

d) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është më shumë se 5 000 000 lekë deri në 10 000 000 lekë, tarifa është 20,000 lekë.

e) Nëse vendimi për sigurimin e padisë përmban një detyrim monetar dhe vlera e padisë është më shumë se 10 000 000 lekë, tarifa është 25,000 lekë.

f) Nëse vendimi për sigurimin e një padie përmban një detyrim jomonetar ose vlera e padisë nuk është e përcaktuar, tarifa është 5,000 lekë.

Nëse një vendim për sigurimin e padisë ka të bëjë me një pretendim monetar dhe jomonetar, normat e tarifave përkatëse merren në total.

Në rastin e ekzekutimit të një vendimi për sigurimin e padisë ose me revokimin e tij, tarifat e subjektit përmbarimor paguhen nga personi që ka kryer kërkesën për zbatimin e masës për sigurimin e padisë.
 
Gjobat dhe shpenzimet e procedurës
Tarifa për ekzekutimin e titujve ekzekutivë me objekt “gjobë penale”, “gjobë administrative” dhe “shpenzime procedurale” është:

a) Për vlerën deri në 100.000 lekë, tarifa është 10%.

b) Për vlerën mbi 100.000 lekë, tarifa është 5%.

Nëse kreditori/kërkuesi nuk parapaguan vlerën e tarifës fikse, përmbaruesi gjyqësor nuk fillon veprimet procedurale për ekzekutimin e titullit ekzekutiv. Në këtë rast, Zyra Përmbarimore I kthen kreditorit/kërkuesit dokumentet ligjore të administruara prej tij, brenda një afati 15-ditor nga momenti kur konstatohet mospërmbushje apo refuzim në kryerjen e pagesës së tarifës fikse përmbarimore. Parapagimi i tarifës fikse përmbarimore nuk kërkohet në rastet kur kreditori është përjashtuar nga dispozitat ligjore që rregullojnë fushën e ekzekutimit të detyrueshëm.
 
Tarifa e suksesit
Masa e tarifës së suksesit është shprehje e vullnetit të palës kreditore dhe përmbaruesit gjyqësor dhe përcaktohet me marrëveshje të nënshkruar nga të dyja palët, në momentin e nënshkrimit të kontratës së shërbimit.
Tarifa e suksesit e përllogaritur mbi bazën e shumës së ekzekutuar.

-Kur titulli ekzekutiv përmban një detyrimi monetar, pala kreditore dhe subjekti përmbarues, sipas vullnetit të tyre, mund të parashikojnë në marrëveshje masën e tarifës së suksesit, por në çdo rast kjo tarifë nuk mund të jetë më e vogël se 1% dhe jo më e madhe se 10% e vlerës së ekzekutuar të detyrimit.

-Pala kreditore ka detyrimin që të informojë për shumat e ekzekutuara në llogarinë e saj, si dhe t’i paguajë subjektit përmbarues tarifën e suksesit për shërbimin e arkëtimit të detyrimit monetar të mbledhur, jo më vonë se 30 ditë nga momenti i realizimit të arkëtimit të detyrimit monetar. Në rast se ekzekutimi i shumës së detyrimit monetar kryhet nëpërmjet llogarisë bankare të subjektit përmbarues, pagesa/faturimi i tarifës së suksesit do të bëhet pas kreditimit të kësaj pagese në llogarinë e palës kreditore/kërkuesit.

-Tarifa e suksesit e caktuar në marrëveshje ndërmjet kreditorit dhe përmbaruesit gjyqësor, kur titulli ekzekutiv përmban një detyrim monetar në vlerë:

a) Për mbledhjen e suksesshme të detyrimit apo ekzekutimin e suksesshëm të titujve ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm për një vlerë detyrimi deri në 500 000 lekë – nuk mund të jetë më e vogël se 3% dhe jo më e madhe se 10% e vlerës totale të detyrimit të vjelë ose të detyrimit të ekzekutuar.

b) Për mbledhjen e suksesshme të detyrimit apo ekzekutimin e suksesshëm të titujve ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm për një vlerë detyrimi mbi 500 001 lekë deri në 90 000 000 lekë – nuk mund të jetë më e vogël se 2% dhe jo më e madhe se 7% e vlerës totale të detyrimit të vjelë ose të detyrimit të ekzekutuar.

c) Për mbledhjen e suksesshme të detyrimit apo ekzekutimin e suksesshëm të titujve ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm për një vlerë detyrimi mbi 90 000 001 lekë – nuk mund të jetë më e vogël se 1% dhe jo më e madhe se 3% e vlerës totale të detyrimit të vjelë ose të detyrimit të ekzekutuar, por jo më shumë se 7.000.000 lekë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë