Ministrat takojnë Paquet: Projektet
rajonale sipas samitit të Berlinit
Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij. Kjo ishte tema e diskutimit në takimin e zhvilluar sot ndërmjet Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, Jean Eric Paquet.
TIRANE - Fryma e bashkëpunimit e theksuar edhe në Konferencën e Berlinit të zhvilluar në 28 gusht 2014, u cilësia e domosdoshme për të nxitur reformat në vendet e rajonit, duke u bërë shtysë në integrimin e mëtejshëm të tij. Kjo ishte tema e diskutimit në takimin e zhvilluar sot ndërmjet Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, Ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj me Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian, Jean Eric Paquet.
Gjatë takimit të dyja palët, nënvizuan si të rëndësishme forcimin e lidhjeve ekonomike rajonale dhe projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit Perëndimor në 4 fushat konkrete në infrastrukturë, energji , burime njerëzore dhe turizëm.
Gjithashtu u ritheksua se përqasja ndaj problemeve politike, socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor, kërkon gjetjen nga vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian të zgjidhjeve të përbashkëta.
Nga ana e tij, Paquet, nënvizoi se është i nevojshëm një investim nga të dy palët: nga vendet e rajonit për të gjetur konsensusin për të investuar në atë çfarë është e rëndësishme në zhvillimin e rajonit, dhe nga vendet anëtare të BE-së dhe vetë BE-ja për ti mbështetur ato financiarisht.
Po ashtu u theksua se përdorimi sa më efektiv i mekanizmave konkretë në lidhje me përzgjedhjen e projekteve, në nivel kombëtar dhe rajonal për të shfrytëzuar sa më mirë burimet financiare që mund të përthithen për realizimin e tyre.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.3%
Vota total: 1403
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seancën plenare! Sot dorëzojmë rekursin në GJL për vulën
23 Korrik, 12:13
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52