Ministrat teknik mund të
zëvendësohen që në korrik

Ministrat teknik mund të<br />zëvendësohen që në korrik
Ministrat teknike mund të zëvëndëson që në muajin korrik. Kështu pohojnë burime pranë qeverisë për Report tv.

Kështu të paktën pohojnë burime pranë qeverisë për Report tv.

Ndërkohë Fatmir Xhafaj gjatë një takimi të mbyllur me gaztarët e kronikës ka lënë të kuptohej se do rikthehet në postin e Ministrit të Brendshëm.

Xhafaj, në takimin me gazetarët ka folur për nevojën e ndryshimeve në polici, ku është shprehur se duhet vetting në radhët e forcave të rendit.

Fatmir Xhaja ka evidentuar se ka nevoje për një marrëdhënie të re me publikun dhe median.
Ndërkohë Xhafa nuk ka lënë pa komentuar edhe Vettingun, ku ka shtuar se me krijimin e institucioneve te vettingut do rritet bashkëpunimi polici-prokurori.

“Në shator do të krijojnë institucionet e reja te vettingut dhe synimi ynë është të përforcojmë bashkëpunimin polici-prokurori. Për të monitoruar procesin e vettingut pritet të vijnë gjyqtarë nga jashtë.
Për prokurorët dhe gjyqtarët që i nënshtrohen vettingut do e dhënë do të jetë e aksesueshme”, mësohet të ketë thënë Xhafa në takimin me dyer të mbyllura me gazetarët.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli