Ministrat teknikë të dorëhequr
do të qëndrojnë ende në detyrë

Ministrat teknikë të dorëhequr<br />do të qëndrojnë ende në detyrë
Edhe pse para dy ditësh dorëzuan dorëheqjet, ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

Ledina Mandia deklaroi sot se do të vazhdojë që të qëndrojë në detyrë ashtu sikur e parashikon Kushtetuta deri në zëvendësimin e tyre nga parlamenti.

Kushtetuta e përcakton qartë që edhe në rastin e dorëheqjes është detyrimi i çdo ministri apo edhe zëvendëskryeministri të qëndrojë në detyrë, derisa të përmbushen kërkesat ligjore, që janë dekreti i presidentit dhe votimi në Parlament. Në asnjë rast detyra nuk braktiset” tha ajo për Abcneës.
 
Sipas Mandijës, misioni i ministrave teknikë nuk ishte i përmbushur plotësisht, por ajo procesit i vendos një notë kaluese.
 
Mandia e cilëson si eksperiencë të vlefshme përfshirjen e ministrave teknikë në qeveri para zgjedhjeve, e cila mund të vlejë për t’u aplikuar edhe në të ardhmen.
 
6 ministrat teknikë të PD dhe zv/ kryeministrja dorëzuan raportin e zgjedhjeve dhe më pas dorëheqjen.
 
Por edhe pse Rama u uroi suksese në jetë pasi e cilësoi raportin politik dhe të njëanshëm, ata do të vijojnë që të qëndrojnë në detyrë derisa të shkarkohen nga parlamenti në shtator.
 
Megjithatë ata do të jenë formalisht në detyrë, pasi kompetencat i kanë deleguar te zv/ministrat. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë