Qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Botërore në qendër të së cilës është zhvillimi urban dhe i turizmit.

Në fjalën e tij, ministri i financave Arben Ahmetaj është shprehur se kostoja e realizimit të këtij projekti është 63.8 mln euro të financuara nga BB. Dy institucionet që do jenë përgjegjës janë Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi Shqiptar i Zhillimit.

Sipas ministrit të Financës krijimi i  Unazës së jugut është një projekt që kombinon dy komponent të rëndësishëm që është zhvillimi urban dhe ai i turizmit, elementë këto që sipas tij, kthehen mbrapsht në ekonomi.

Projekti prek bashkitë e Vlorës, Gjirokastrës, Përmetit pasi me qëllim ndërlidhjen ekonomike dhe infrastrukturore të qyteteve. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)