Ministri Ahmetaj: Reformat janë
Kyçe për ecjen e vendit përpara

Ministri Ahmetaj: Reformat janë<br />Kyçe për ecjen e vendit përpara
Reformat e ndërmara nga qeveria që nga vitit 2013 konsiderohen si kyçe për ecjen e vendit përpara. Sipas Ministrit Ahmetaj, këto reforma që fillimisht patën ndikim tek qytetarët, tashmë po mbështeten, pasi Shqipëria po vendos një tjetër stad zhvillimi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj e bëri këtë deklaratë sot në Seminarin e organizuar nga Banka Botërore  "Përshpejtimi i rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në Shqipëri".
 
Në këtë takim, Ahmetaj ka thënë se që nga viti 2013 vendi është përfshirë nga reforma të cilat kërkojnë edhe ndihmën e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, e Komisionit Europian, BE.

Sipas Ahmetaj në vitin 2014 kanë filluar të gjithë indikatorët që të përmirësohen, ndërkohë që qytetarët sipas tij po e mbështesin qeverinë në këto reforma siç ishte ajo e arsimit, energjisë, informalitetit etj.

Ai shtoi se, investimet publike nuk janë shpëtimi i ekonomisë, janë të domosdoshme, por investimet private dhe investimet e huaja janë shpëtimi i ekonomisë të këtij vendi.

Jemi në konkurrencë në një rajon, i cili lëviz diku më shpejt e diku më ngadalë se ne. Dhe detyra jonë është që të thjeshtësojmë të gjithë proçedurat, është që të përmirësojmë klimën e biznesit dhe atë e kemi bërë sigurisht diku jemi rritur në Doing Business diku kemi rënë në Doing Business” tha ai.

Ahmetaj shtoi se forca e punës duhet të orientohet drejt sekotrëve produktiv, por më shumë rëndësi ka përmirësimi i imazhit të vendit.

Shumë gjëra janë bërë, por shumë gjëra nuk dihen. Shumëkush prej jush e dini më mirë se unë që në ekonomi asnjë nuk shpenzon ato që fiton sot; shpenzohen sot ato që shpreson se do fitojënesër. Dhe në thelb të këtij raporti, që ky raport të jetë pozitiv dhë në funksion të rritjes së konsumit, do të jetë pozitiviteti në ekonomi. 2.7% e rritjes ekonomike nuk është fantastike, por shume herë më mirë se 1%.” deklaroi Ahmetaj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat