Ministri Ahmetaj: Skemë e re
për kompensimin e fermerëve

Ministri Ahmetaj: Skemë e re<br />për kompensimin e fermerëve
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka qenë në disa pika grumbullimi të produkteve agro-industriale në zonën e Kutallisë në Urën Vajgurore. 

Në takim me fermerët ai ndau të gjitha të gjitha nismat në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që si qeveri kemi dhënë për fermerët, duke filluar nga paketa e bujqësisë, e deri tek skema e garancisë në bashkëpunim me BERZH.

Ai tha se skema e re e Ministrisë së Financave për skemën e kompensimit të fermerëve është mirëpritur si një lehtësim i drejtpërdrejtë, duke filluar nga rimbursimi i TVSH në masën 20% nga 6% që ishte më parë.

Ai tha se një masë e re që aplokohet është ajo për ribursim të TVSH brenda 30 ditëve. 

“Shërbim doganor 24 orë në dogana për eksportuesit e produkteve bujqësore dhe kalimi në kanalin jeshil pa asnjë kontroll. Kryerja e pagesave në cash deri në 30 mijë lekë dhe faturat elektronike janë patjetër lehtësi të rëndësishme”shprehet Ahmetaj.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501