Ministri Balla merr pjesë në ceremoninë e festave kombëtare të Kuvajtit: Të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat!

Ministri Balla merr pjesë në ceremoninë e festave kombëtare të Kuvajtit: Të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat!

Ministri Taulant Balla në pritjen për ceremoninë e festave të Ambasadës së Kuvajtit

Tiranë- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kuvajtit, me rastin e 64-vjetorit të Pavarësisë dhe 34-vjetorit të Çlirimit.

Gjatë bisedës me të ngarkuarin me punë të Kuvajtit në Shqipëri Adnan Alghunaim, ministri Balla vlerësoi se dy vendet ndajnë një miqësi të konsoliduar ndër vite, e cila ka sjellë bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme.

"Mbetemi të angazhuar për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe, duke inkurajuar shkëmbimet ekonomike dhe institucionale mes dy vendeve tona në energji, infrastrukturë, bujqësi, digjitalizim etj.", deklaroi ai.

Festat kombëtare të këtij shteti në Lindjen e Mesme datojnë më 25 dhe 26 shkurt, kur kuvajtianët përkujtojnë së pari shpalljen e mëvetësisë nga protektorati britanik 64 vjet më parë.

Pavarësia u shpall më 19 qershor 1961, por për shkak të temperaturave të lartë, së bashku me festën e ngjitjes në fron të Sheikh Abdullah Al-Salem Al-Sabah më 1950, emiri i parë i Kuvajtit pas shpalljes së pavarësisë, festimet u zhvendosën në 25 shkurt.

Ndërsa një ditë më pas përkujtohet fundi i Luftës së Gjirit dhe çlirimi i Kuvajtit nga Iraku me mbështetjen amerikane, në 26 shkurt të vitit 1991.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën