Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, i cili ndodhet në Shqipëri për pushime së bashku me familjen, është takuar në Vlorë me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi. Takimin e ka bërë të ditur vetë Nufi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto.

“Mirë se erdhe në Shqipëri, Theo! Sot në Vlorë, me mikun dhe homologun tim belg Theo Francken, i cili ndodhet në Shqipëri së bashku me familjen. Një takim i ngrohtë për të ndarë disa momente larg angazhimeve zyrtare, si dhe një mundësi e mirë për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin në kuadër të prioriteve të përbashkëta mes dy vendeve tona”, shkruan Nufi.

Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore me familjen. Gjatë qëndrimit të tij ai vizitoi edhe Beratin, ku u pa duke luajtur padel dhe ftoi të tjerë të vizitonin Shqipërinë.


Lajmi kryesor:

Ministri belg i Mbrojtjes zgjedh Shqipërinë për pushimet verore! Theo Francken luan padel në Berat dhe pritet nga Nufi në Vlorë: Është bukur këtu! (VIDEO)