Tiranë, 21 Qershor /ATSH-Z.Tosku/ - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte te shtunën në Shërbimin e Neurokirurgjisë pranë QSUT-së, me rastin e fillimit të trajtimit të të sëmurëve nëpërmjet pajisjes radioterapeutike X-Knife Akselerator Linear. Në një deklaratë për median, Beqaj u shpreh se "qëllimi ynë është të zgjerojmë shërbimet që ofrohen në spitalet tona publike. Sot është kurorzimi i një përpjekjeje afatgjatë, por praktikisht nga sot e në vijim per sëmundje të rënda tumorale ne kemi edhe përdorimin e teknikave bashkohore dhe moderne". Sipas tij, ky është një bashkepunim i mirë midis shërbimeve të ndryshme te Qëndrës Spitalore Universitare dhe praktikisht sot trajtimi i sëmundjeve është multidisiplinar.  "Ne si ministri duam të garantojmë vijimësinë e këtij shërbimi, që do të thotë jo vetëm vijësimë e trajtimit, por edhe funksionimin e pajisjeve, furnizimin në vijëmësi me materjaleve mjeksore", u shpeh Beqaj. Në kuadër të teknologjisë së re të përdorur për trajtimin e sëmundjeve, ai foli dhe për shtimin e burimeve njerëzore nëpër spitale.
Në Shqipëri janë bërë investime, por shpeshherë nuk janë shoqëruar me burimet e nevojshme, praktikisht ne këtë muaj edhe në QSUT do të punësojmë fizikantë të rinj, gjinekollogë të rinj dhe besojmë se bashkë me atë që arritëm brënda 300 ditëve, të garantojmë një furnizim në vijimësi të spitaleve tona me barna", theksoi ministri i Shëndetësisë. /a.ke/