Sekretari Britanik i drejtësisë Michael Gove shkruan për Daily Mail se zgjerimi i BE do të hapë kufijtë për 88 milionë njerëz nga vendet e varfra evropiane. Sipas tij eksiton një fakt diplomatik që e ka emrin mundësia shqiptare. Ai përmend një sërë faktesh se përse Britania duhet të lërë BE, pasi rreziku janë vendet si Shqipëria, Serbia Mali i ZI, Turqia vende që kanë problem serioze si krimi i organizuar korrupsioni e madje terrorizmi.
Analisti shkon më tej duke i krahasuar këto vende kandidate në BE me vende si Siria, Irani dhe Iraku. Ai i paraqet shqiptarët si njerëz me probleme që janë të përfshirë në krime dhe që përbëjne rrezik për shoqërinë britanike.
“Duket si një novel e John le Carre. Imagjinoni një histori me intriga politikanësh, shuma të mëdha parash që rrjedhin, kriminalitet dhe marrëveshje të dyfishta. Jeni në drejtimin e duhur. Por mundësia shqiptare nuk është një lexim fiction, është një fakt diplomatik", shkruan Gove
Shqipëria është në rrugën për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian,së bashku me katër shtete të tjera si Maqedoni, Mali i Zi ,Serbia dhe Turqia. Ndërsa Britania i dërgon 350 milionë euro Be për këtë fakt. Tani miliona nga taksat e europianëve do ti drejtohen këtyre vendeve aspirante.
Duke nisur që nga sot deri në 2020 Britania do të paguajë 2 bilion paund për të ndihmuar këto vende të bëhen pjesë e BE, çka është një sasi shumë herë më madhe nga sa ne paguajmë për zbulimin e medikamenteve kundër kancerit.
Ne po paguajmë për tu dhënë akses të lirë shqiptarëve dhe malazezëve në shërbimet publike britanike. Është e drejtë e qytetarëve evropian të jetojnë dhe të punojnë në vendet anëtare të BE.
Kur Shqipëria Maqedonia, Mali i zi, Serbia dhe Turqia të bëhen pjesë e BE, 88 milionë njerëz do të kenë të drejtë të marrin pjesë në kujdesin dhe shkollat evropiane.
Emigracioni do të thotë më shumë akses në shtëpitë e Britanisë? Sa banesa dot duhen dhe sa sipërfaqe të gjelbra do të prishen? Dhe çfarë do të thoni për punësim dhe pagat? A mund ti mbani këta pjesëtarë të rinj? Janë pyetjet që shtron ai.
Shtetet po negociojnë që vende si Shqipëria Serbia Turqia të bëhen pjesë e BE-së. Këto janë vende me popullsi të varfër, vende me probleme si krimi i organizuar, korrupsioni dhe shpesh herë edhe terrorizmi.
Më tej gazetari i barazon këto shtetet me vendet e lindjes së mesme.“Ne duhet të pyesim veten nëse është koha të vendosim një kufi mes vendeve të BE dhe shteteve si Irani, Iraku dhe Siria.” pyet sekretari.
Ai rendit çdo lloj precedenti ku janë të përfshirë shqiptarët. Më tej, shkruan të gjithë të burgosurit në qelitë britanike vijnë nga shtetet evropiane, 10% vijnë nga Shqipëria e ky vend zë më pak se gjysma e 1 për qind e të gjithë popullsisë në Europë.
(E këta të burgosur i kushtojnë taksapaguesve britanik rreth 18 milionë paund. Dhe kjo përpara se shqiptarët të fitojnë të drejtën të lëvizin lirshëm në Britani. Këtë vit kemi parë 20 gangster nga Shqipëria të përfshirë ne tregjet e drogës në Manchester. Ata janë kriminel të rrezikshëm që vijnë me dokumente false italiane e greke. Edhe ata që hyjnë me dokumente të vërtetat ne nuk kemi mundësi të kontrollojmë nëse kanë një të shkuar kriminale).
Sigurisht Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka probleme me krimin e organizuar. Më tej, shkrimi trajton e dhe problemet që ka edhe Mali i Zi.
(Ka një mënyrë më të mirë që Britania të mbrojë interesat e veta. Unë mbështesë një emigracion të kontrolluar. Besoj se Britania forcohet me njerëz të rinj, ide të reja e kultura të reja. Por ardhja e miliona njerëzve nga Ballkani dhe Turqia është shumë. Britania mund të luajë një rol pozitiv për të ndihmuar ekonomitë institucionet e vendeve të tilla si Shqipëria, Maqedoni, Mali i Zo Serbia dhe Turqia por pa i dhënë milionë paund nga kontributet tona).
Nëse do të votojnë për të lënë BE në referendumin e 23 qershor, ne mund të marrë përsëri kontrollin e parave që japin në Bruksel. Lënia e BE do të na lejojë që të shpenzojnë më shumë në shëndetësi dhe arsim, dhe për të mbrojtur më mirë shoqërinë tonë, përfundon Gove.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO