Ministri britanik i Mbrojtjes, John Healey, ka deklaruar se dyshon se pas taktikave luftarake iraniane si dhe pas potencialit të tyre ushtarak fshihet ‘dora’ e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
"Nuk do të habiste askënd të mendonte se dora e fshehtë e Putinit fshihet pas disa taktikave iraniane dhe potencialisht edhe pas disa prej aftësive të tyre", tha Ministri Britanik i Mbrojtjes, John Healey, duke ringjallur dyshimet se Rusia po bashkëpunon ushtarakisht me Teheranin, veçanërisht në përdorimin e dronëve, në konfliktin kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
"I vetmi udhëheqës botëror që përfiton nga rritja marramendëse e çmimeve të naftës tani është Putini", shtoi ministri gjatë një vizite në selinë britanike në Northwood, pranë Londrës.
Healey më pas deklaroi se zyrtarët e Mbrojtjes po analizojnë dronin e prodhuar në Iran që goditi bazën RAF në Akrotiri të Qipros më 1 mars, duke kërkuar "çdo provë të komponentëve rusë ose të tjerë të huaj".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Anijet të tregojnë guxim dhe të kalojnë Ngushticën e Hormuzit! Qeveria italiane mohon lajmin e Financial Times për dialog me Iranin! NATO rrëzon një raketë iraniane në hapësirën turke










