/ATSH/-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në punimet e Ministerialeve rajonale të Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, SEECP-së dhe të Kartës Adriatike (A-5) në Nju Jork.
Në punimet e Ministerialit të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit Johannes Hahn dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal (RCC).
Fokusi i takimit ishte diskutimi mbi angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe atë të energjisë, në vazhdën e Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor.
Ministri Ditmir Bushati, gjatë fjalës së tij, u ndal në krijimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor si një nga aksionet më të rëndësishme politike dhe diplomatike dhe në krijimin e Zyrës për Bashkëpunimin Rinor, si një shenjë e plotë e vullnetit politik dhe vizionit të ri, për një rajon në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë, për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin, për të luftuar distancimin e të rinjve nga praktikat dhe fenomenet e racizmit, ksenofobisë dhe gjuhës së urrejtjes.
Gjithashtu, Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).
Pas përfundimit të Presidencës shqiptare, takimi i Nju Jorkut përben një moment të veçantë, pasi shënon fillimin e kryesimit bullgar të SEECP-së, forumit më të lartë të bashkëpunimit për vendet e Evropës Juglindore, i cili gjatë kësaj presidence shënon edhe 20-vjetorin e këtij procesi.
Në takim u shpallën prioritetet e Kryesisë bullgare 2015 - 2016 dhe u miratua kalendari i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë Kryesisë së saj. Ministri Bushati, në cilësinë e tij si anëtar i Trojkës së SEECP-së, vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e SEECP-së si një platformë solide në drejtim të integrimit evropian. Ministri gjithashtu vlerësoi sinergjinë e krijuar nga prioritetet e kryesisë bullgare të SEECP-së me procesin e Berlinit. Duke u ndalur në zhvillimet më të fundit me të cilët përballet siguria e rajonit dhe më gjerë, ai u shpreh se nevojitet një sinkronizim më i mirë i përpjekjeve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Më tej, Ministri u ndal në zhvillimet më të fundit në rajon, krizën e valëve të emigrantëve me të cilat përballet ai dhe nevojën për një koordinim më të mirë, solidaritet dhe përgjigje kolektive.
Ministri Bushati mori pjesë në takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës Adriatike (A-5).
Në këtë takim të zhvilluar në suazën e kryesisë së Kartës së Adriatikut për këtë vit nga ana e Bosnjë-Hercegovinës, ishin në fokus sfidat e sigurisë.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati u ndal në sfidat aktuale me te cilat përballet siguria euroatlantike si dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre. Ministri gjithashtu nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal si faktor i rëndësishëm në ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të tyre të plotë Euro-Atlantik.
Ditmir Bushati në vijim të fjalës së tij, përsëriti qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të aspiratave për anëtarësim në NATO të vendeve të rajonit dhe rikonfirmoi mbështetjen për anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut si dhe theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në nismat rajonale, pasi sfidat e sotme të sigurisë nuk janë të kufizuara në vende të caktuara por me to përballemi të gjithë. Sipas tij, gjithnjë e më shumë është e nevojshme të bashkëpunojmë dhe të përfitojmë nga përvoja e partnerëve tanë, sikurse janë vendet Baltike dhe Karta e Baltikut (B-3).
/Shqiptarja.com