Ministri Bushati në asamblenë e OKB 
  takime dypalëshe me homologët 

Ministri Bushati në asamblenë e OKB <br />  takime dypalëshe me homologët 
Ministri i Punëve të jashtme Ditmir Bushati i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi disa takime me homologët e Katarit, Azerbajxhanit, Irakut dhe Malajzizë.
 
Në takimin me homologun nga Katari Dr. Khaled Bin Mohammed Al Attiyah, ministrat u shprehën se ecuria e suksesshme e marrëdhënieve politike duhet të avancohet me realizimin e projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik.Ministri Bushati e falënderoi homologun e Katarit për mbështetjen e deritanishme dhënë ndaj Kosovës dhe inkurajoi që të vijohet kjo mbështetje dhe me kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO.
 
Ndërsa në takimin me homologun e Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov,palët u ndalëm në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që është hapur me realizimin e projektit TAP. Ministri Bushati theksoi se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.
 
Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Ibrahim Al-Jaafari, Ministri Bushati i shprehu homologut të tij irakian mbështetjen e qeverisë shqiptare për përpjekjet e qeverisë së Kryeministrit Abadi për pajtim kombëtar dhe për reformat e ndërmarra ne vend.
 
Z. Jaafari vlerësoi kontributin e Shqipërisë si pjesëtare aktive e Koalicionit Ndërkombëtar kundër Terrorizmit dhe në këtë kuadër evidentoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi sa më të mirë të përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmitirak
Në foto ministri Bushati me homologun irakian

Ne përmbyllje te ditës së parë, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malajzisë, z. Dato’ Sri Anifah Aman. Ministri Bushati u ndal në fushat ku vendi ynë ofron mundësi për investime duke theksuar angazhimin e  qeverisë shqiptarë në krijimin e lehtësirave të nevojshme për investitorët e huaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool