Ministri Bushati në Shkodër, debate 
në mbledhjen e Asamblesë së PS-së

Ministri Bushati në Shkodër, debate <br />në mbledhjen e Asamblesë së PS-së
Takimi i radhës i Asamblesë së Partisë Socialiste në Shkodër, është përfshirë në një debat mjaft të ashpër.

Në debat me ministrin Bushati është përfshirë ish- kryetari i PS- së Luan Heta, pasi është kritikuar për punë të dobët në zgjedhjet e 21 Qershorit.

Heta i është kundërpërgjigjur Bushatit duke theksuar se puna është kryer më së miri, por nuk kanë funksionuar hallka të tjera.

Më pas kanë ndërhyrë edhe ish kryekomunari i Temalit, Mark Zhuri i cili i ka kujtuar Bushatit që ti hedhë një sy emërimeve në administratë ku të gjithë janë emërime të LSI-së dhe PD-së, ndërsa përkrahësit e PS-së janë të papunësuar.

Por pas mbledhjes Bushati ka deklaruar se ka qënë një mbledhje rutinë ndërsa  debatet i ka cilësuar si debate që shëndoshin partinë socialiste.

Gjatë muajve të fundit debatet kanë shoqëruar pothuajse të gjitha mbledhjet e Partisë Socialiste, ndëra eksponentë kryesorë të kësaj force politike kanë shfaqur hapur kundërshtitë e tyre ne lidhje me emërimet në administratë. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!