Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, do të zhvillojë sot, 23 janar 2014, një vizitë zyrtare në Malin e Zi, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian të Malit të Zi, Igor Lukshiç.
Në programin e vizitës, veç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, do të zhvillohen disa takime të ministrit Bushati edhe me autoritetet më të larta shtetërore të Malit të Zi.
Gjithashtu, ministri Bushati do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e partive parlamentare shqiptare në Mal të Zi, si dhe me përfaqësues të pushtetit vendor të Ulqinit dhe Tuzit.
 
Redaksia online
(s.s/ shqiptarja.com)