Ministri Cani: Aksioni kundër
evazionit nuk do ulë konsumin

Ministri Cani: Aksioni kundër<br />evazionit nuk do ulë konsumin
TIRANË - Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka theksuar se aksioni i qeverisë ndaj informalitetit nuk do sjellë rënie të konsumit në vend. I pyetur nga gazetarët nëse aksioni do të përsëriste efektin e operacionit kundër vjedhjes së energjisë, i cili uli me 1.2% konsumin, Cani tha se efektet e tij do të jenë pozitive për ekonominë, e cila pritet të rritet me ritmet e parashikuara.

Në prag të operacionit Ministri bëri me dije se qeveria pret rreth 330 milionë dollarë të ardhura shtesë në buxhet nga ulja e informalitetit. Në tremujorin e parë të vitit INSTAT raportoi ulje me 1.2 % te konsumit, rënie të cilën Banka e Shqiperise e argumentoi me faktin që të ardhurat e familjeve u përdorën për shlyerjen e faturave të energjisë.

Marrëveshja
Deklaratat e Ministrit Cani u bënë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me qeverinë zvicerane për menaxhimin më të mirë të borxhit publik dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare, mbështetje e qeverisë zvicerane. Marrëveshja ka të bëjë me financimin e projektit për menaxhimin më të mirë të borxhit dhe për ngritjen e kapaciteteve për analizat financiare. “Sistemi i borxhit aktual në Shqipëri e përmbushi qëllimin e vetë. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos ketë sistemin më të avancuar.

Sot publikut i jepet garancia se do të kemi një analizë shumë më të thelluar e më të mirë”, ka deklaruar Cani. “Faktorë të jashtëm janë në veprim si recensioni global ekonomik, por edhe situata ekonomike në Europë. Shqipëria ka nevojë për një kuadër të mirë për menaxhimin e borxhit. Shuma e dhuruar është modeste 450 mijë dollarë, por Zvicra është e përkushtuar për menaxhimin e financave publike. Ne kemi disa programe që mbështesin përmirësimin e treguesve makroekonomik në Shqipëri”, tha ambasadori zviceran Graf.

Inflacioni
Ministri i Financave, ngriti si shqetësim nivelin e ulet te inflacionit që është nen objektivin e Bankes se Shqiperise dhe mohoi qe kjo te kete ndodhur si pasoje e rënies se konsumit. Kemi probleme me inflacionin. Aktualisht ai është në shifrat 1.3 për qind”. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pranuar këtë shqetësim ndonëse shprehu se niveli ekonomik po shkon drejt parashikimeve. Në lidhje me Eurobondin ai u shpreh para gazetarëve se shteti i ka paratë për ta shlyer në nëntor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin