Ministri Cani justifikon mungesën 
 e 15 mld lekëve nga të ardhurat 

Ministri Cani justifikon mungesën <br /> e 15 mld lekëve nga të ardhurat 
TIRANË - Ministri i Financave, Shkëlqim Cani gjatë konferencës për nisjen e operacionit kundër informalitetit ka justifikuar edhe nivelin e ulët të të ardhurave ndryshe nga parashikimet.
 
Sipas tij janë 15 miliardë lekë të cilat mungojnë te të ardhurat për arsye të ndryshme, por që kanë ndikuar sërish pozitivisht në ekonominë e vendit.
 
Fjala e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani
Kur morëm drejtimin  e vendit ekonomia ishte në ditën më të zezë. Borxhi i fshehur vlerësoja mbi 70 mld lekë. Borxhi publik kishte arritur mbi 70 %. Ndërhymë për kryerjen e reformave duke ndërmarrë një sërë reformash. Janë realizuar 400 mln $ të ardhura më shumë se viti 2013. Kemi arkëtuar më shumë edhe për këtë vit, edhe pse nuk kemi arritur atë çfarë ne duam.
 
Pas një analize të plotë është konstatuar se 2.3 miliardë lekë nga 15.5 mungojnë për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Ne si qeveri, jemi ose përfitues ose të dëmtuar nga konjuktura ndërkombëtare ose humbës. 

1.3 miliardë lekë mungojnë  për shkak të uljes së importit të energjisë elektrike. Jemi të lumtur që ne synojmë të prodhojmë në vend energji. 

1.2 miliard lekë mungojnë për shkak të uljes së normave të interesit. Ulja e normave të interesit nxit ekonominë dhe krijon mundësi për kreditimin e biznesit. 

730 milionë lekë mungojnë për shkak të lehtësirave fiskale në importin e makinerive e lëndëve të para. Ne, këtë kemi synuar, me qëllim rritjen e prodhimit të vendit. Fituam shumë nga ekonomia pasi nxitet prodhimi vendas. 

500 milionë mungojnë lekë nga importi i ushqimeve. Bujqësia po prodhon më shumë. 44 % më shumë është rritur eksporti i mallrave bujqësore.  

2.2 miliard lekë i mungojnë buxhetit për arsye se TVSH e rimbursuar me sistemin e ri bëhet automatikisht. Qeveritë e mëparshme i mbanin 1-3 miliardë lekë rimbursim pa iu dhënë biznesit. Ne hoqëm dorë nga kjo. 

2 mld lekë mungojnë për shkak të një ndryshimi të procedimi. të cilat do i rikuperojmë më vonë.

2 miliardë lekë mungojnë për shkak të rritjes më të ulët të inflacionit, rritjes së çmimeve që edhe pse e parashikuam, nuk u vërtetua. Ne kishim parashikuar 2.5 % por u rritëm vetëm 1.3 %. Nëse do kishim 100 lekë rritje çmimi, 20 lekë do shkonin të ardhurat, por rritja është 50 lekë, çka solli në arkën e shtetit vetëm 10 lekë.

3.2 miliard lekë mungojnë për shkak të akcizës së cigareve. Ka rënë dukshëm importi. Eshtë zëvendësuar me prodhimin e vendit, i cili nuk është i përfshirë dhe është i paregjistruar”

Po të mbledhim të gjithë këta faktorë bëjnë mbi 15 mld lekë nga 15.5 mld lekë që mungojnë tek të ardhurat.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë