Autoritetet franceze kanë marrë masa për emigrantët për t’i ofruar ngrohje në tendat e kampeve.
Në prag të dimrit ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve tha se masat e marra do të jenë për 6 mijë refugjatë të cilët po përballen me të ftohtin e këtyre ditëve.
BBC raporton se tendat të cilave do t’i ofrohet ngrohje janë jashtë qytetit në portin e Calais.
"Në ndërkohë do të krijojmë mundësi për ambiente të ngrohta për emigrantët të cilët po përballen këtë ditë me uljen e temperaturave” - u shpreh Cazeneuve.
Kriza e emigrantëve që ka prekur Evropën vjen si pasojë e konflikteve dhe varfërisë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Afganistan. Shumë njerëz kanë zgjedhur rrugën e rrezikshme dhe sakrificat për të bërë kalimin në disa vende më të zhvilluara të Evropës.
Ministri francez konfirmoi se në ndihmë të emigrantëve do të jenë edhe forcat e policisë të cilat sipas tij do të dyfishohen në numër, nga 665 në 1125.
Ministri pohoi se të gjithë masat e marra do të jenë në kuadër të përballimit të sigurisë së refugjatëve të cilët po përgatiten të përballojnë dimrin.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com