Ministri francez Hulot hedh poshtë
akuzat për ngacmime seksuale

Ministri francez Hulot hedh poshtë<br />akuzat për ngacmime seksuale<br>
Ministri francez i Mjedisit Nicolas Hulot ka qenë i ftuar në televizionin BFMTV dhe është pyetur nga prezantuesi i emisionit rreth akuzave të një ngacmimi të mundshëm seksual nga ana e tij ndaj "mbesës së një politikani të famshëm" që daton në vitin 1997. Z. Hulot pranoi se gruaja kishte paraqitur një ankesë në vitin 2008, por ai i hiodhi poshtë këto akuza dukë i përshkruar si poshtëruese.

Një rast tjetër ishte ai i një gruaje e cila e akuzoi ministrin francez të tranzicionit ambjentalist për ngacmime seksuale ndaj saj në vitin 2009 në këmbim të ndihmës për të sqaruar një ligj mosmarrëveshje.

Zoti Hulot u shpreh se :”hetuesit arritën në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që e mbështeste këtë rast, prandaj ata hoqën dorë nga kjo çështje”.

Ministri tha se “këto janë fjalë të pabaza dhe të gabuara, fëmijët e mi ishin në lot dje”, ai u shpreh se këto janë thashetheme “të turpshme”, e përshkroi këtë situatë si “një makth”.

Sipas mediave z. Hulot nuk pritet të japë dorëheqjen lidhur me këtë çështje pasi për të nuk është hapur asnjë hetim gjyqësor.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit