Ministri gjerman:Feja Islame nuk
është pjesë e Gjermanisë

Pas parajmërimit për një politikë të ashpërt ndaj emigrantëve dhe azilkërkuesve, ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, gjatë një interviste për mediat gjermane është shprehur se feja islame nuk është diçka që i përket Gjermanisë.

Seehofer prej shumë kohësh i ka kritikuar politikat për refugjatët të kancelares Angela Merkel, ndërsa komenti i tij është komentuar si një përpjekje për të fituar mbështetje nga votuesit.

“Gjermani ka marrë formë nga feja e krishterë dhe vendi nuk duhet të heqi dorë nga kjo traditë”, është shprehur ministri i ri  i Brendshëm Gjerman. Më shumë se 1 milionë emigrantë mbërritën në Gjermani pasi kancelarja Angela Merkel zbuti politikat për pranimin e emigrantëve në vitin 2015, vendim ky që çoi në protesta të shumta anti- emigrantëve në Gjermani.

Vendimi i Merkel për politika më të buta ndaj emigracionit, bëri që partia e saj të kishte performancën më të dobët në 70 vite në zgjedhjet e fundit, ku pas një periudhe të gjatë diskutimesh për krijimin e një koalicioni qeverisës ditën e mërrkurë Merkel u betua si kancelarja e vendit për herë të katërt. Një nga kushtet për të arritur marrëveshjen e koalicionit mes CDU- CSU dhe Social Demokratëve, ishte edhe limitimi i emigracionit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUNT:  Mos i neglizhoni simptomat

I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUNT: Mos i neglizhoni simptomat