Ministri gjerman:Maqedonia
në rrezik,Ivanov të jap mandatin

Ministri gjerman:Maqedonia<br />në rrezik,Ivanov të jap mandatin
Presidenti Gjorgje Ivanov duhet menjëherë t’ia ndajë mandatin shumicës parlamentare dhe ti jap fund krizës në Maqedoni, kërkoi ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Zigmar Gabriel, bëjnë me dije mediat maqedonase.

“Ekziston shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, e cila buron nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Shkalla e pasigurisë që aktulisht përballet vendi i zgjon emocionet e vjetra dhe përbën një rrezik të madh. Për këtë arsye duam të angazhohemi për tejkalimin e bllokadave në Ballkan, e posaqërisht në Maqedoni. Qëllimi është të shtohet kujdesi për  krijimin e një bashkëjetesë paqësore dhe demokratike”, deklaroi diplomati gjerman.

Rreth shqetësimeve në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Maqedoni, Sigmar ka zhvilluar bisedime me homologun e tij spanjoll Alfonso Dastis në Berlin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar