Ministri Gjiknuri: Aeroporti në Sarandë do të ndërtohet me PPP me një kompani të huaj

Ministri Gjiknuri: Aeroporti në Sarandë do të ndërtohet me PPP me një kompani të huaj

Alket Hyseni dhe Damian Gjiknuri

Aeroporti i Sarandës mund të ndërtohet me PPP, Partneritet Publik Privat. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria po shikon mundësinë e ndërtimit të aeroportit në Sarandë në Partneritet Publik Privat me një kompani të huaj.

Në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik.

Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri diskutoi me operatorët turistikë mundësinë e shtimit të linjave të transportit me Korfuzin, në mënyrë që të thithen sa më shumë turistë të huaj.

Patëm rastin të vizitojmë dhe shohim nga afër disa biznese hotelerie që janë hapur së fundi në Sarandë dhe Ksamil. Patëm mundësinë që të bisedojmë edhe me personat që operojnë këto biznese por edhe me operatorët që kanë sjellë turistë nga Polonia apo vende tjera që vizitojnë Sarandën. Qeveria shqiptare po investon në të gjitha zonat bregdetare për të mbështetur turizmin por njëkohësisht fluksi sa vjen dhe rritet në turizëm.

Pra më shumë linja transporti me Kofuzin, pse jo në të ardhmen e afërt edhe një aeroport në Sarandë. Shpresojmë që me partneritet të huaj, të kemi mundësinë të ngremë një aeroport turistik në Sarandë. Ne po punojmë, Saranda e ka këtë mundësi dhe do të ofrojë një ekonomi shkalle të tillë që ta justifikojë bërjen e një aeroporti turistik. Zgjatja e sezonit turistik do të mund të krijojë mundësinë për të gjetur edhe fuqi punëtore më të përgatitur e cila të ofrojë shërbimet në këto zona

Damian Gjiknuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 02/08/2018 09:32

    ore lereni c thot gjiknuri sepse keshtu e kan detyruar qe te thot. Ne sarand nuk do te ket as nje aeroport as me PPP as me ndonje form tjeter sepse as nje avjon nuk vete te ulet ne sarand ashtu si nuk vete te ulet ne kukes dhe rpandaj aeroporti i kukesit nuk do te funksionoj as nje heere dhe ashtu sic nuk do te ulet as nje ehr ne vlore sepse nuk do te ndertohet as nje her as ne vlor. thjesht ne vlore do te behen disa studime ku do te vidhen disa miljona euro dhe as gje me shum. a

    Përgjigju
  • tani: 01/08/2018 20:31

    Po ky qe ne krahe e shpjegoi si i ka marre ato multipronat ne dhermi?!!!!

    Përgjigju
  • Sula: 01/08/2018 20:21

    Prap me PPP do vazhdosh o Gjiknur ? Nuk ka ngel para ma se 1 miliard iken per kater rrug

    Përgjigju
  • Toni: 01/08/2018 20:16

    PPPPP me kompani te huaj. Si amerikani i armos dhe del besoja i tajvanit. Keta do e hane nje dite mire me keq se keta gjyqtaret E dine kete popull budalla

    Përgjigju
  • Ppp: 01/08/2018 20:14

    Vetem nga paraqitja menyra se si visheni tregon edhe intelektin tuaj si pordhitilikane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja