Ministri Gjiknuri në Singapor:
Investoni në energji e në miniera

Ministri Gjiknuri në Singapor:<br />Investoni në energji e në miniera
Gjatë vizitës që po zhvillon në Singapor në kuadër të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mbajti një fjalë rasti para investitorëve në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Singapor-Shqipëri.
 
Duke u ndalur tek fusha e energjitikës, Ministri Gjiknuri tha se Shqipëria vazhdon ende të jetë vend importues neto dhe konsumi vjen gjithnjë e në rritje.
 
Gjithsesi, ne kemi shumë potenciale për tu shfrytëzuar edhe në shtimin e burimeve të reja hidro.
 
Kemi gjetur format e duhura për të nxitur edhe investimet në këtë fushë. Por, duke qenë se jemi 100% të varur nga burimet hidrike, ne po promovojmë edhe burimet e tjera alternative të energjisë.
 
Kemi miratuar tashmë një plan për të incentivuar investimet për gjenerim energjie nga dielli dhe nga era”
, theksoi ministri Gjiknuri.
 
Gjiknuri tha se në pak vite Shqipëria do mund të kthehet në një vend eksportues të energjisë elektrike.
 
Për këtë qëllim ne jemi duke investuar në fushën e interkonjeksioneve me vendet fqinje. Kemi funksionale një linjë me Greqinë dhe me Malin e Zi.
 
Kemi përfunduar linjën me Kosovën dhe po fillojmë ndërtimin e linjës 400 kV me Maqedoninë. Pra, çdo energji e prodhuar në Shqipëri mund të tregtohet në rajon por edhe më tej në Evropë
”, u shpreh ai ndërsa ju referua më tej edhe reformave në kuadër të efiçencës së energjisë.
 
Sipas tij, Shqipëria ka potenciale edhe në fushën e naftës dhe gazit. Gjiknuri tha se në fushën kryesore të naftës në vend po ushtron aktivitetin e saj tanimë kompania kineze Jeojade Petroleum ndërsa me rëndësi është prezenca e kompanisë prestigjoze SHELL e cila gjithashtu ka zgjeruar aktivitetin në Shqipëri në kërkimin e naftës.
 
Rritja e sasisë së naftës së nxjerrë në vend dhe konkretizimi i projektit të gazsjellësit TAP që ofron dhe mundësinë e përdorimit të gazit, krijojnë kushtet për zhvillimin më të madh të industrive, përfshirë rafinimin”, tha ai ndërsa njoftoi se Shqipëria po përfundon masterplanin e gazit që do të jetë një udhërrëfyes për gazifikimin e vendit.
 
Ministri Gjiknuri u ndal më pas edhe tek fusha e industrisë minerare ndërsa tha se ekzistojnë mundësi investimi pavarësisht rënies së çmimeve të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Me interes sipas tij është kërkimi i mineralit të nikelit ku vlerësohet se ka rezerva të konsiderueshme.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës