Ministri grek Kotzias pritet me
protesta dhe tension në Tiranë

Ministri grek Kotzias pritet me<br />protesta dhe tension në Tiranë
Ministri i jashtëm grek ka mbërritur në ambjentet e Ministrisë së Jashtme nga dera e pasme e godinës për shkak të protestës që shoqata "Çamëria" po zhvillon tek ministria.

Shoqata Çamëria ka nisur protestën e paralajmëruar  që në orët e para të mëngjesit, me pankartat "Hiqni ligjin e luftës",  Çamëria nëna jonë"Dhjetra përfaqësues të shoqatës me në krye kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizin apo dhe deputeten Doda po protestojnë në mbrojtje të kauzës së tyre atë çame e cila pritet të jetë pjesë e diskutimit mes Bushatit dhe ministrit grek edhe pas deklaratave të kryeminsitrit Rama dy ditë më parë dhe kundërshtisë së Athinës zyrtare.

Protestuesit bllokuan të dy anët e trotuarit të MPJ dhe në krah të lumit Lana dhe në një moment pak para mbërritjes së Kotzias në Tiranë janë përplasur me policinë për shkak se kishin bllokuar lëvizjen e automjeteve. Deputetët Idrizi e Doda janë përplasur me forcat e rendit por kjo nuk i ka penguar ata që të mblidhen edhe para hyrjes kryesore të ministrisë për të thënë fjalën e tyre.
 
Minsitri Bushati tentoi të qetësonte situatën duke dalë së bashku me dy këshilltarët e tij para protestuesve por mesa duket kjo ka krijuar më tepër tension mes shoqatës 'çamëria' e për këtë arsye ai ka mundur të komunikojë vetëm pak minuta me kreun e PDIU-së Idrizi dhe është larguar në pritje të ministrit Kotzias.
 
Më herët Idri tha në një prononcim për mediat se është fyerje për të gjithë shqiptarët të thuhet se Çamëria nuk ekziston. 


(Pamje)

Ora 12: 30 Idrizi-Kotzias: Gjyshi juaj bashkëpunëtor i gjermanëve 
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi u shpreh sot në protestën e çamëve përpara Ministrisë së Jashtme, se gjyshi i Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Gjyshi i Kotzias ka qenë bashkëpunëtor i nazizmit jo çamët. Ne nuk gjuajmë as me vezë. Shqiptarët e Çamërisë kane luftuar nazizmin me dy batalione. Çamët nuk mund të fyhen më në këtë kohë si bashkëpunëtorë të gjermanëve. Nuk mund të provokoheshim nga kotzias, i cili e di shumë mirë se nazistët i ka në parlamentin grek. Disa prej këtyre të moshuarve që ndodhen në protestë kanë patur 15-20 të vrarë në familje. Çamët u masakruan, janë 5100 të vrarë”, u shpreh Idrizi.  
 
Ai theksoi se në këtë protestë paqësore, komuniteti çam kërkoi të drejtat e tij. Sipas tij, shteti shqiptar duhet të bëjë diplomaci publike për këtë çështje. “Të bisedohet me partnerët tanë Evropianë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
 
Idrizi kërkoi ndërtimin e varrezave të çamëve në Çamëri, në të kundër tha ai,  do të pengojmë me ç’do mjet ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. 

Ora 12:20 – Ikën Kotzias, momente tensioni përpara Ministrisë
Protestuesit e Shoqatës “Çamëria” kanë qëndruar për më shumë se 3 orë përpara Ministrisë së Jashtme kundër vizitës së kryediplomatit grek, Niko Kotzias.

Protesta e tyre është shoqëruar dhe me momente tensioni e përplasje me policinë. Largimi i ministrit të jashtëm grek ka sjellë gjithashtu përplasjen e protestuesve me policinë. 


(Video: Momentet e largimit të Kotzias nga MPJ)

Ora 10:15 Ministri Kotzias mbërrin në Tiranë


(Video: Momentet e mbërritjes së Kotzias në Ministri)
makina
ministri
takimi bushati
(Takimi Rama- Kotzias)

Ora 10:00 Tensionohet situata mes protestuesëve dhe policisë
Situata mes protestuesëve policisë dhe deputetes Doda e Idrizi është tensionuar teksa po afron ora e mbërritjes së Kotzias. Minsitri Bushati i'u drejtua protestuesëve dhe deputetit Idrizi për të qetësuar situatën por kjo situatë ka krijuar nje konfrontim fizik mes protestuesëve dhe thirrje kundër Kotzias
perplasja
perplasja
protesta
protesta
(Foto nga protesta para Ministrisë së Jashtme) FOTO

Ora 09:40 Idrizi në protestë: Fyese të thuhet se Çamëria nuk ekziston
Ndërkohë në një prononcim për mediat kryetari i PDIU-së tha se  është fyerje për të gjithë shqiptarët të thuhet se Çamëria nuk ekziston
 
“Derisa të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Unë sot jam këtu si anëtar i shoqatës “Çamëria”. Greqia të na tregojë se çfarë çështjes ekzistojnë për çështjen shqiptare dhe të shohim çfarë duhet bërë. Besoj se kjo kohë ka marrë fund, shteti shqiptar është një vend sovran dhe anëtar i NATO-s. Jo çdo gjë që thotë Athina është e ligjshme. Shihni se çfarë ka bërë shtypi grek dje për qëndrimin e ministrit të Jashtëm. Nuk pashë një reagim që të thoshtee dikush, kjo është axhenda e Athinës. Ne kemi axhendën tonë, shoqata Çamëria ka axhendë e saj, shteti shqiptar po ashtu. Kotzias duhet të ndajë një gjë, Shqipëria është një vend mik, apo është një vend armik. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështja e të gjithë shqiptarëve”, tha Idrizi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi