Ministri Hasani vizitë në Londër, takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe

Ministri Hasani vizitë në Londër, takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, në fokus forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe

David Lammy dhe Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty.

Në fokus të takimit kanë qenë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet parlamentare, mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë, Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia.

“Po ashtu, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale, rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë.”, shprehet Ministri Hasani.

Ministri Hasani zhvilloi sot gjithashtu një takim të frytshëm me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Takimi u fokusua në forcimin e angazhimit të përbashkët për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

"Takimi ishte një mundësi e mirë për të theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në funksion të stabilitetit në rajon dhe mbështetjes së proceseve të vazhdueshme të integrimit në BE. Këto përpjekje janë thelbësore jo vetëm për të siguruar prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Ballkan, por gjithashtu ndihmojnë edhe për stabilitet më të gjerë në të gjithë Evropën”, tha ministri.

Përgjatë qëndrimit në Londër, Ministri Hasani është takuar gjithashtu edhe me Martin Vickers, anëtar i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të lartë të Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes (The Royal College Defence Studies), si dhe mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Britaninë e Madhe me Fondacionin “Butrinti” ku janë ndarë historitë e suksesit përgjatë 30 viteve të këtij fondacioni në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama nga Durrësi: Anëtarësimi në BE na jep 1 mld euro buxhet ekstra, ky nuk është muhabet kënete...!

Rama nga Durrësi: Anëtarësimi në BE na jep 1 mld euro buxhet ekstra, ky nuk është muhabet kënete...!