TIRANE, 22 Qershor /ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto iu bashkua sot iniciativës së Lëvizjes Rinore Për Integrim (LRI) për të pastruar dhe lyer urat dhe mbikalimet në Shqipëri, aksion i cili ndikon pozitivisht në përmirësimin e sigurisë rrugore.
"Shpreh mbështetjen e plotë për këtë iniciativë të shkëlqyer të ndërmarrë nga Lëvizja Rinore për Integrim për të pastruar një mbikalim në çdo dy javë. Është një iniciative jo vetëm që zgjon e forcon ndenjën e vullnetarizmit, një ndjenjë shesh here e harruar, por jep një kontribut direkt për të realizuar planin kombëtar për sigurinë rrugore", tha Ministri Haxhinasto gjatë këtij aksion që sot u zhvillua tek mbikalimi përballë Kopshtit Zoologjik.
Plan i cili tashmë është duke u zbatuar dhe ka pasur efektet e tij duke vendosur një trend në ulje të aksidenteve në Shqipëri. Gjithashtu pjesë e këtij plani është edhe ruajtja dhe pastrimi i nyjeve, i rreth kalimeve, i mbikalimeve e urave në Shqipëri të cilat shesh herë kanë kuptuar që janë objekte të rrezikshme, ose vende të rrezikshme pasi edhe këto zhgarravina apo reklama që bëhen pa autorizim dhe në vendin e gabuar sjellin edhe ato aksidente, janë të dëmshme për rrugën dhe për shërbimin që ajo ofron,  tha ai.
Ndersa nënvizoi se, pjesë e këtij plani është pikërisht forcimi i masave dhe i penaliteteve për ata që do të ndërhyjnë në rrugë qoftë edhe me zhgarravitje pasi e përsëris ndikojnë drejtëpërdrejtë në rritjen e aksidenteve rrugore. "Rruga është një pronë, një aset i rëndësishëm kombëtar dhe të gjithë duhet të përpiqemi që ajo të jetë sa më e rregullt sa më e pastër sa më miqësore me përduruesin dhe sa më e sigurtë me qëllim që kërkush të mos humbi jetën teksa përdor rrugën"-u shpreh kreu i Transporteve.
Më pas kreu i MTI shtoi se kjo fushatë do të vazhdojë, një përpjekje është filluar në rrugën Tiranë-Rinas do të vazhdojë më tej paralel me rikonstruktimin e asaj rruge dhe me ribërjen e saj por do të vazhdoj edhe me segmente të tjera të vendit pasi situata është tepër e rëndë, kemi ndërhyrje krejtësisht të paautorizuara të cilat rezultojnë se kanë sjellë edhe kompromentimin e sigurisë në rrugë.e,xh/y.pa/