Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se kishin biseduar për integrimin dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë.

Temë e bisedës, shkruan Hoxha, ka qenë edhe përgatitjet për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, tashmë në cilësinë e Ministrit të Jashtëm.

“Nuk ka nevojë të hamendësosh destinacionin. Për Shqipërinë, të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel - në Bashkimin Europian”, shkroi ministri Hoxha.